U mbajt Konferenca shkencore “Etno-kultura e trevës së Gostivarit”

07.08.2019

Në kuadër të Verës kulturore të Gostivarit, gjatë fundjavës që lame pas, u mbajt në Mavorvë, Konferenca shkencore e titulluar “Etno-kultura e trevës së Gostivarit”, projekt ky i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gostivarit në organizim të Shoqatës së etnokluturës shqiptare “Etnolab”.

Në hapjen e Konferencës, të pranishmëve iu drejtua kryetarja e shoqatës Bukruije Mustafa, e cila njoftoi se kjo është konfernca e tretë me radhë dhe se punimet e kësaj konfernece do të botohen në një numër të veçantë të revistës “Etnoalb”, organ ky i shoqatës.

“Shoqata Etnoalb është e përcaktuar që të vazhdojë me synimet e afirmimit dhe promovimit të vlerave kulturore shqiptare, sepse mendojmë se kemi një thesar të paçmueshëm etnokulutuor i cili vlen të prezanothet si në vend, ashtu edhe jashtë”, theksoi znj. Mustafa.

Ndër temat të cilat u trajtuan në këtë kofernecë mund të veçojmë: Elementet identirare të Gostivarit dhe të Rekës, Këngët dhe rritet e motmotit, Etnoklutura dhe tarshëgimia në trevën e Rekës së Epërme, Kurbeti i shprehur nëpërmjet vargjeve popullore, Kontributi i Edibe Osmanit si etnologe, si dhe Specifikat e shënimit të Sëngjergjit në fshatin Reçan.

Shërbimi për informim