Gostivari renditet si komuna e dytë në RMV për sa i përket pagimit të borxheve të trashëguara

22.11.2019

Sipas një raporti të UNDP-së, Komuna e Gostivarit renditet e dyta në nivel shtetëror, sa i përket shlyerjes së një pjese të madhe të borxhit të trashëguar nga udhëheqja e mëparshme komunale.

Përkundër gjithë atyre mjeteve të dedikuara për pagimin e këtyre borxheve, puna e Komunës së Gostivarit ka qenë më e suksesshme se shumë komuna të tjera dhe ka arritur të realizojë projekte të shumta. Treguesi më i mirë për këtë janë raportet dhe statistikat e organizatave ndërkombëtare.

Ndër sukseset e komunës në dy vitet e para të mandatit të kryetarit Arben Taravari, vlen të theksohet ndërtimi i 17 km rrjet kanalizimi, 12 km linjë ujësjellësi, 11 km rrugë dhe rrugica të asfaltuara, vënia në funskion i 4 kopshteve të reja, ndërtimi dhe rinovimi i 14 shesheve lojërash për fëmijë, rinokonstruktim i plotë i 3 stadiumeve bashkëkohore të futbollit, 2 strehimore për qen endacakë etj.

Vlen gjithashtu të theksohet se komuna vazhdon të ushtrojë presion ndaj qeverisë në sferat ku ajo nuk ka kompetenca të ndërhyjë drejtpërdrejt.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, thotë se ai do të vazhdojë të punojë me të njëjtin elan për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Gostivarit.

Shërbimi për informim