Komuna e Gostivarit shpreh keqardhje lidhur me situatën e rëndë nga tërmeti i rënë në Shqipëri dhe ngushëllon familjet e viktimave dhe të lënduarve nga tërmeti.

Për këto orë të rënda që janë duke i përejtuar vllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria, ne si pushtet lokal jemi në mobilizim të plotë që sadopak t’ua zbusim dhimbjen.

Me këtë rast dua të njoftojë se me iniciativ të kryetarit të Komunës së Gostivarit,  Arben Taravari, komuna jonë do të ndihmojë me 300 batanie dhe pesë zjarrfikës qytetin më të goditur nga tërmeti në Shqipëri, Durrësin. Me institucionet lokale të Durrësit administrata e Komunës së Gostivarit është në kontakt të vazhdueshëm dhe për çdo nevojë të tyre, jemi të gatshëm t’u dalim në ndihmë.

Për këtë rast do të ketë edhe ndihmë financiare nga Komuna e Gostivarit, për çka kryetari Taravari kërkoi mbajtjen e një séance të jashtzakonshme të Këshillit komunal të Gostivarit. Seanca është thirrur për ditën e nesërme ku do të vendoset shuma e parave që nga buxheti komunal i Gostivarit, do t’i ndihmohet qyteti i Durrësit.

Menjëherë, pas koordinimit të plotë, zjarrfikësit nga Njësia Territoriale kundër Zjarreve në Gostivar, bataniet dhe gjithçka tjetër e nevojshme, do të nisen për në Shqipëri.

Urojmë numri i viktimave të mos rritet më nga tërmeti shkatërrues dhe lutjet tona nuk do të mungojnë që të mos përsëritet kjo goditje e rëndë asnjëherë për Shqipërinë.