DEMANT

10.12.2019

Komuna e Gostivarit i hedh poshtë si të pavërteta pretendimet e personit Xhengis Deralla, të publikuara në rrjetet sociale, kinse bëhet mbytja e qenve të shëndoshë të cilët mund të trajtohen në stacionar.

E vërteta rreth këtij rasti është se nga Stacioni Veterinar Dog&Cat – Tetovë konfirmojnë praninë e Leishmanisë në dy prej qenve të kapur, dhe të cilëve u është bërë eutanazi konform dispozitave ligjore nga ana e këtij  Stacioni të Veterinarisë.

Dokumentacioni më poshtë e argumenton këtë.

Shërbimi për informim