Komuna e Gostivarit shpërblen nxënësit më të mirë të Gostivarit

,

Komuna e Gostivarit ka ndarë nga pesë mijë denarë për pesë nxënësit më të mirë të Gostivarit shpallja e të cilëve u bë me 23 dhjetor, në ditën e Komunës së Gostivarit. Fjolla Zendeli, Kostanca Bilibiloska, Nusejba Hanxhi, Behra Beqiri dhe Ilina Dimitrievska shpërblimin e kanë pranuar nga vetë kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili të njejtat i priti në kabinetin e tij.

Ai me këtë rast nënvizoi se kjo është hera e parë që pushteti lokal i Gostivarit shpërblen nxënësit më të mirë, ndërsa nga ky vit, do të ketë edhe dhjetë bursa për po aq nxënës nga territori i Gostivarit.

Fjolla Zendeli, u zgjodh nxënësja më e mirë te shkolla e mesme e gjimnazit te paralelet shqiptare, Kostanca Bilibiloska, te po e njejta shkollë te paralelet me mësim në gjuhën maqedonase, Nusejba Hanxhi, te shkolla e mesme e mjekësisë te paralalelet me mësim në gjuhën turke, Behra Beqiri nga shkollat fillore me mësim te paralaelet në gjuhën shqipe, e cila vjen nga shkolla fillore “Faik Konica” e fshatit Debresh dhe Ilina Dimitrievska te paralelet me mësim në gjuhën maqedone te shkollat fillore, e cila vjen nga shkolla fillore “Goce Dellcev”. Ata kanë falenderua kryetarin Taravari dhe Komunën e Gostivarit për këtë vlerësim, duke shtuar se kjo do të jetë një stimul shtesë gjatë jetës së tyre për të korrur sukses të reja.

Kjo ishte hera e parë në qytetin e Gostivarit, që bëhet përzgjedhja e nxënësve më të mirë të shkollave fillore dhe të mesme publike. Për përzgjedhjen e nxënësve më të mirë, komuna e Gostvarit formoi edhe një komision pesë antarësh në përbërje të dy mësimdhënësve shqiptarë, një mësimdhënësi maqedonas dhe një të nacionalitetit turk dhe udhëheqëses së Sketorit për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe.