Kryetari Taravari mori pjesë në shënimin e 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet.

– Tirana sot i mbush 100 vjet kryeqytet. Është privilegj dhe kënaqësi që si Komunë e Gostivarit të jemi zyrtarisht pjesë e festës së kryeqytetit njëshekullor të të gjithë shqiptarëve. U shkruajt sot me germa të arta historia e Tiranës, uroj edhe për 1000 shekuj në vazhdim! Gëzuar datëlindjen Tiranës së të gjithëve! – thotë kryetari Taravari

Në ceremoninë e dedikuar kësaj ngjarje të rëndësishme të kombit shqiptar, morën pjesë deputetë, anëtarë të qeverisë, kryetarë komunash nga vendi dhe trevat shqiptare, personalitete të klerit dhe të kulturës shqiptare si dhe pasardhës të familjeve të vjetra të zonës.

Shërbimi për informim