Praktikat e sigurta të Ramazanit në kontekstin e COVID-19

Udhëzim i përkohshëm

15 Prill 2020

Informim

Muaji i shenjtë i Ramazanit shënohet me tubime shoqërore dhe fetare ku familjet dhe miqtë myslimanë mblidhen për të prishur agjërimin së bashku pas perëndimit të diellit gjatë iftarit ose para agimit gjatë syfyrit. Shumë myslimanë rrisin frekuentimin e xhamive gjatë këtij muaji dhe mblidhen për lutje më të gjata gjatë teravive dhe lutjeve qiyam. Disa myslimanë po ashtu kalojnë disa ditë dhe natë radhazi në xhami gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit (I’tikaf) për lutje. Këto praktika tradicionale dhe fetare respektohen rregullisht përgjatë tërë muajit. Këtë vit Ramazani fillon në fund të muajit prill dhe përfundon nëfund të muajit maj,përderisa akoma vazhdon pandemia e COVID-19.

Transmetimi i COVID-19 bëhet lehtë përmes kontaktittë ngushtë midis njerëzve, pasi që virusi përhapet përmes spërklave të frymëmarrjes dhe kontaktit me sipërfaqet e kontaminuar. Për të zbutur ndikimin ndaj shëndetit publik, disa vende kanë zbatuar masa të distancës fizike, që kanë për qëllim ndërprerjen e transmetimit duke zvogëluar ndërveprimin midis njerëzve. Këto masa janë mekanizma themelore të kontrollit për të kontrolluar përhapjen e sëmundjeve infektive, veçanërisht infeksionevetë frymëmarrjes, të shkaktuaranga tubimete mëdha të njerëzve. Masat për largesëfizike, përfshirë mbylljen e xhamive, mbikëqyrjen e tubimeve publike dhe kufizimet tjera të lëvizjes, do të kenë implikime të drejtpërdrejta për tubimet në qendrat shoqërore dhe fetare gjatë muajit tëRamazanit.

Qëllimi

Vendet në të gjithë botën janë duke ndërmarrë masa të ndryshme për të kontrolluar përhapjen e COVID-19. Ky dokument i paraqet këshillat e shëndetit publik për praktikat dhe tubimet shoqërore e fetare gjatë muajit tëRamazanit që mund të zbatohen në kontekste të ndryshme kombëtare.

Vendimmarrja e informuar për kryerjen e tubimeve fetare dhe shoqërore

Anulimi i tubimeve shoqërore dhe fetare duhet të konsiderohet seriozisht. OBSh, për këtë arsye, rekomandon që çdo vendim për të kufizuar, modifikuar, shtyrë, anuluar, ose për të vazhduar me mbledhjen masive të popullatës, duhet të bazohet në një ushtrim të standardizuar të vlerësimit të rrezikut. Këto vendime duhet të jenë pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse e marrë nga autoritetet kombëtare për reagim ndaj shpërthimit.

  1. Lutjet vullnetare të kryera nga myslimanët natën pas namazit të jacisë, gjatë pjesës së parë të natës. Këto organizohen në mënyrë të pandërprerë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
  2. Lutjet vullnetare të kryera nga myslimanët natën pas namazit të jacisë, por gjatë pjesës së vonshme të natës. Këto organizohen në mënyrë të pandërprerë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Nëse vendosni tëanuloni mbledhjet shoqërore dhe fetare, aty ku ka mundësi për një gjë të tillë, në vend të kësaj praktike mund të përdoren alternativa virtuale duke përdorur platforma si televizioni, radioja, mediat digjitale dhe ato sociale. Nëse lejohen të vazhdojnë tubimetgjatëmuajit të Ramazanit, atëherëduhet të zbatohenmasat për zbutjen e rrezikutnga transmetimi i COVID-19.

Autoritetet e shëndetit kombëtar duhet të konsiderohen si burimi kryesor i informacionit dhe këshillave në lidhje me distancën fizike dhe masat tjera që lidhen me COVID-19 në kontekstin e muajit tëRamazanit. Duhet të sigurohet pajtueshmëri për këto masa të përcaktuara. Udhëheqësit fetar duhet të përfshihen në fazë të hershme në marrjen e vendimeve, ashtu që ata të mund të jenë të angazhuar në mënyrë aktive në komunikimin e çdo vendimi që prek ngjarjet që lidhen me muajin e Ramazanit.

Është thelbësorepasja e një strategjie tëfortë komunikimi për t’i shpjeguar popullatës arsyet e vendimeve të marra. Duhet të jepen udhëzime të qarta dhe të fuqizohet rëndësia e ndjekjes së politikave kombëtare. Strategjia e komunikimit gjithashtu duhet të përfshijë porosi proaktive mbi sjelljet e shëndetshme gjatë pandemisë dhe të shpërndahet përmes platformave të ndryshme mediatike.

Konsiderata gjithëpërfshirëse

Këshilla për distancën fizike

– Praktikoni distancën fizike duke ruajtur në mënyrë rigoroze një distancë prej të paktën 1 metër (3 hapa) midis njerëzve në çdo kohë.
– Përdorni përshëndetje kulturore dhe fetare që shmangin kontaktin fizik, siç janë tundja, lëkundja ose vendosja e dorës mbi zemër.
– Ndaloni grumbullimin e grupeve tënjerëzve në vendet që lidhen me aktivitetet e muajit tëRamazanit, siç janë vendet argëtuese, tregjet dhe dyqanet.

Këshilla për grupet me rrezik të lartë

– Inkurajoni njerëzit që nuk ndjehen mirë ose kanë ndonjë simptomë të COVID-19 të mos marrin pjesë në ngjarje dhe të ndjekin udhëzimet kombëtare për ndjekjen dhe menaxhimin e rasteve simptomatike.
– Inkurajoni të moshuarit dhe cilindo që ka sëmundje ekzistuese (siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, sëmundja kronike e frymëmarrjes dhe kanceri) të mos marrin pjesë në tubime, pasi ato konsiderohen të rrezikuar nga sëmundja e rëndë vdekjeprurëse shkaktuar nga virusi COVID-19.

Masat zbutëse për tubimet fizike

Masat e mëposhtme duhet të zbatohen për çdo tubim që ndodh gjatë muajit tëRamazanit, siç janë lutjet, pelegrinazhet, konsumimii përbashkët i ushqimit.

Vendtakimet

– Konsideroni mbajtjen e ngjarjes në vende të hapura nëse është e mundur; përndryshe, sigurohuni që vendi në ambient të mbyllur të ketë ventilimin e duhur dhe qarkullim të mjaftueshëm tëajrit.
– Shkurtoni kohëzgjatjen e ngjarjes sa më shumë që të jetë e mundur për të kufizuar ekspozimin e mundshëm
– Jepni përparësi mbajtjes së shërbimeve më të vogla me më pak të pranishëm më shpesh, sesa të organizoni tubime të mëdha

– Respektoni distancën fizike në mesin e të pranishmëve, si të ulur dhe në këmbë, përmes krijimit dhe caktimit të vendeve fikse, përfshirë edhe gjatë lutjes, gjatë marrjes së abdesit (ritualet e abdesit) në hapësirat e përbashkëta për abdes si dhe në zona të dedikuara për ruajtjen e këpucëve.
– Rregulloni numrin dhe rrjedhën e njerëzve që hyjnë, marrin pjesë dhe nisen nga vendet e adhurimit, vendet e pelegrinazhit ose vendet  tjera për të siguruar distancë të sigurt në çdo kohë
– Konsideroni masa për lehtësimin e gjurmimittë kontaktit në rast se një person i sëmurë është identifikuar në mesin e të pranishmëve gjatë tubimit.

Inkurajim për higjienë të shëndetshme

Myslimanët marrin abdes para lutjeve, i cili ndihmon në mirëmbajtjen e higjienës së shëndetshme. Duhet të merren parasyshmasat e mëposhtme plotësuese:

– Sigurohuni që objektet e larjes së duarve të jenë të pajisura në mënyrë adekuate me sapun dhe ujë dhe qëofrojnë dezinfektues të bazuar në alkool (të paktën 70% alkool) në hyrje dhe brenda xhamive.
– Siguroni disponueshmërinë e shamiveprej letre dhe koshave me kapakë, që garantojnë depozitimin e sigurt të mbeturinave.
– Inkurajoni përdorimin e sixhadeve personale për lutje për ti vendosur mbi qilima.
– Siguroni paraqitje vizuale të këshillave për distancën fizike, higjienën e duarve, etiketatrespiratorë dhe porosive të përgjithshme për parandalimin e COVID-19.

Pastroni hapësirat, vendet dhe ndërtesat e adhurimit sa më shpesh

– Zbatoni pastrimin rutinë të vendeve ku njerëzit mblidhen para dhe pas çdo ngjarje, duke përdorur pastrues dhe dezinfektues.
– Në xhami, mbajini lokalet dhe vendet për abdes të pastra dhe mirëmbani higjienën e përgjithshme dhe sanitare.
– Pastroni shpesh me mjete për pastrim dhe dezinfektuesobjektet që preken shpesh, siç janë rrezet e dyerve, ndërprerësit elektrik dhe parmakët e shkallëve.

Bamirësi

Kur besimtarët iu kushtojnë vëmendje të veçantë atyre që mund të preken negativisht gjatë shpërndarjes së sadakasë së tyre ose zekatit gjatë këtij Ramazani, merrni parasysh masat vendore mbi distancën fizike. Për të shmangur tubimin e shumë njerëzve gjatë iftareve të përbashkëta në formë banketi, konsideroni përdorimin e ushqimeve të paketuara në kuti për secilin individ. Këto mund të organizohen nga njësi dhe institucione të centralizuara, të cilat duhet t’i përmbahen distancës fizike gjatë gjithë ciklit (mbledhja, paketimi, ruajtja dhe shpërndarja).

Mirëqenia

AGJËRIMI

Nuk është kryer asnjë studim mbi agjërimin dhe rrezikun e infeksionit nga COVID-19. Njerëzit e shëndetshëm duhet të jenë në gjendje të agjërojnë gjatë këtij Ramazani si në vitet e kaluara, ndërsa pacientët me COVID-19 mund të marrin parasysh lehtësimet fetare në lidhje me prishjen e agjërimit në këshillim me mjekët e tyre, siç do të vepronin me ndonjë sëmundje tjetër.

Aktiviteti fizik

Gjatë pandemisë COVID-19, shumë njerëz janë të kufizuar në lëvizjet e tyre.Por, nëse kufizimet lejojnë, praktikoni gjithmonë distancën fizike dhe higjienën e duhur të duarve edhe gjatë ndonjë aktiviteti fizik. Në vend të aktiviteteve në natyrë, rekomandohen aktivitetet fizike brenda dhe të inkurajuara me ushtrime përmes internetit.

Dieta dhe ushqimi i shëndetshëm

Konsumi i duhur i ushqimit dhe hidratimi janë jetik gjatë muajit të Ramazanit. Njerëzit për çdo ditëduhet të hanë një larmi ushqimesh të freskëta dhe të papërpunuara dhe të pinë shumë ujë.

Përdorimi i duhanit

Përdorimi i duhanit nuk këshillohet në asnjë rrethanë, veçanërisht gjatë muajit tëRamazanit dhe pandemisë COVID-19. Duhanpirësit mund të kenë tashmë sëmundje të mushkërive, ose kapacitet të zvogëluar të mushkërive, gjë që rrit në masë të madhe rrezikun nga sëmundja serioze COVID-19. Kur pini cigare, gishtat (dhe ndoshta cigaren e kontaminuar) e prekin buzët, gjë që rrit gjasat që virusi të hyjë në sistemin e frymëmarrjes. Kur përdoren nargjile me ujë, mund të vijë deri në shpërndarje të pështymëssë gojës, që gjithashtu lehtëson transmetimin e virusit.

Mbështetja e shëndetit mendor dhe psikik-social

Përkundër zbatimit të ndryshëm të praktikave, është e rëndësishme që këtë vit të siguroni besimtarët, që ata edhe më tej tëmund të reflektojnë, të përmirësohen, të luten, të ndajnë dhe të kujdesen – të gjitha nga një distancë e shëndetshme. Duke siguruar që familja, miqtë dhe pleqtë janë ende të lidhur në dritën e distancës fizike, duhet të merret parasysh se është thelbësor inkurajimi i platformave alternative dhe digjitale për ndërveprim. Ofrimi i lutjeve të veçanta për të sëmurët, krahas porosive për shpresë dhe rehati, janë metoda për të zbatuar praktikat e Ramazanit duke ruajtur njëkohësisht shëndetin publik.

Duke iu përgjigjur situatave të dhunës në familje

Në mjediset ku ekzistojnë kufizimet e lëvizjes, ka gjasa për rritjen eincidenteve të dhunës në familje, veçanërisht ndaj grave,
fëmijëve, dhe njerëzve të margjinalizuar. Udhëheqësit fetarë mund të flasin në mënyrë aktive kundër dhunës dhe të ofrojnë mbështetje ose të inkurajojnë viktimat të kërkojnë ndihmë.

Falënderim

Falënderim për Zyrënrajonale të OBSh-së për Mesdheun Lindor për përpilimin e këtij udhëzimi.

Referencat:

  1. Organizata Botërore e Shëndetit. Konsideratat praktike dhe rekomandimet për udhëheqësit fetarë dhe komunitetet e bazuara në besim në kontekstin e botimit COVID-19, mjet për vlerësimine rrezikut, listae vendimeve.

(https://www.who.int/emergencies/diseases/novel- coronavirus-2019 / technical-guidance/points-of entry-and-mass-gatherings)

OBSh vazhdon të mbikëqyrë nga afër situatën për çdo ndryshim që mund të ndikojë ndaj këtij udhëzimi të përkohshëm. Nëse ndonjë faktor ndryshon, OBSh do të lëshojë një përditësim të mëtejshëm. Përndryshe, ky dokument i përkohshëm udhëzues do të skadojë dy vjet pas datës së publikimit.