FTESË PUBLIKE

,

Qytetarë të nderuar,

Siç jeni në dijeni shumica prej jush, në komunën tonë është në proces hapja e një Info-qendre turistike, objekti i përkohshëm i së cilës për momentin po montohet në sheshin e qytetit.

Shkaku i hapësirave të pamjaftueshme publike të përshtatshme për vendosjen e një objekti me dedikim të këtillë, Komuna e Gostivarit e pa të udhës që të kërkojë opinionin e qytetarëve.

Në pamundësi për të organizuar debat publik shkaku i pandemisë me Covid-19, vendosëm që opinionin e qytetarëve ta marrim në mënyrë elektronike.

Ftojmë të gjithë qytetarët, në radhë të prë njohësit e mirë të rrethanave – arkitektët dhe aktivistët e ndryshëm, që deri të enjten (11.06.2020) në ora 16:00, të dërgojnë propozimet dhe sugjerimet e tyre në e-mailin zyrtar të Komunës së Gostivarit:

info@gostivari.gov.mk

Paraprakisht ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Shërbimi për informim