Mesazh-urimi i kryetarit Arben Taravari për festën e Kurban Bajramit
30.07.2020
Me rastin e festës së Kurban Bajramit kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
Mesazh-urimi i kryetarit Taravari për këtë Bajram lidhet edhe me situatën me pandeminë Covid-19 dhe rëndësinë e përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit.
“Gëzuar Bajramin të gjithëve! Bota nuk po kalon kohë të lehta, duket se mesazhi i gjithë kësaj situate është më shumë përkujdesje ndaj njëri-tjetrit, më pak egoizëm aspak dinakëri e padrejtësi! Shëndet e mbarësi!”, thuhet në mesazh-urimin e kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Shërbimi për informim