“Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!”

,

Aksioni “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!”  iniciohet dhe organizohet nga Sektori për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me shkollat fillore komunale, me qëllim që të jemi sa më pranë fëmijëve me status të rrezikuar social.

Vitin e kaluar, ky aksion ishte mjaft i suksesshëm duke tejkaluar pritshmëritë tona, andaj shpresojmë se këtë vit do të gjejmë të njëjtën mbështetje.

Pjesë e këtij aksioni mund të jenë të gjithë personat e vullnetit të mire të cilët dëshirojnë të dhurojnë çanta dhe pajisje shkollore sipas dëshirës së tyre për nxënësit në nevojë, marketet e qytetit, fondacionet e ndryshme, bizneset e veprimtarive të ndryshme.

Gostivarasit gjithmonë në vepër kanë dëshmuar humanitet dhe solidaritet, shpresojmë se edhe kjo iniciativë do të gjejë mbështetjen e duhur.

Sektori për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit në bashkëpunim me të gjitha shkollat fillore do të kujdeset që të bëhet shpërndarja e pajisjeve dhe çantave shkollore me qellim që të ndihmojmë që ky vit shkollor edhe përpos vështirësive të shumta nga situata e krijuar nga pandemia të lehtësojmë familjet me status ekonomik të vështirë që kanë fëmijë në shkollë.

Aksioni do të fillojë prej datës 31.08.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 11.09.2020.

Të gjithë ata që duan t’i bashkëngjiten këtij aksioni, mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni:

042 / 214 – 600

Shërbimi për informim