Gostivari bëhet me rrjet lokal të sensorëvematës për ndjekjen automatike të cilësisë së ajrit

22.10.2020

Deri në vitin 2017 në Gostivar nuk kishte asnjë, ndërsa së shpejti do të krijohet rrejt i tërë lokal sensorësh matës për ndjekjen e cilësisë së ajrit, gjë që radhit Komunën e Gostivarit ndër komunat e para me një rrejt të këtillë.  

Kjo u bë e ditur në takimin e sotëm të kryetarit Arben Tarvari me dy të rinj nga Gostivari, Bllagoja Bellovinov dhe Bogdan Jeliskovski.

“Kisha kënaqësi që sot të takoj në kabinetin timdy të rinjtë e qytetit tonë, Bllagojën dhe Bogdanin të cilët do të vendosin dy sensorë të rinj matës dhe do të kujdesen një vit për mirëmbajtjen e tyre. Sensorët monitorues do të bëjnë matjen e ndotjes konform algoritmit të zgjedhur për grimcat dëmtuese PM 10, 5, 2.5 dhe substancave të tjera. Me vendosjen e dy sensorëve të rinj, në Gostivar bëhen pesë stacione matëse të cilësisë së ajrit”, njofton kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari.

Dy sensorët e rinj matës parashihet të vendosen në afërsi të deponisë Rusino dhe në afërsi të fabrikës “Vardar Dollomit”. Ata kanë cilësi shumë të lartë dhe japin të dhëna reale, si dhe janë rezistues ndaj kushteve klimatike.

Të dhëna e sensorët e rinj së bashku me të dhënat e tre të vjetërve, do të vendosen te aplikacioni “Ajri im” dhe në ueb faqen e Komunës së Gostivarit.

Ndryshe, stacionet ekezistuese matëse ndodhen te ish Zhito Sharri, te Tregu i Madh dhe te SHFK “Goce Dellçev”.

Shërbimi për informim