Arsim cilësor me investime reale nëpër shkolla!

,

Kisha nderin sot të merrja pjesë në inagurimin e investimeve të bëra pranë Shkollës së Mеsme të Mjekësisë në Gostivar, ku gjatë pushimeve dimërore janë përfunduar këto investime:

Kabinet i ri për mësim praktik për kujdes shëndetësor;

Bibilotekë;

Zyrë e re për mësimdhënësit;

Zyra të reja për shërbimin pedagogjik dhe juridik;

Korridore të rinovuara me murale të zbukuruara;

Sigurimi i 6️⃣ hapësirave të reja për shkak të rritjes së numrit të nxënësve.

Vepra, sepse fëmijët janë ardhmëria jonë! Suksese stafit të mësimdhënësve dhe nxënësve, të cilët gjysëm-vjetorin e dytë do ta nisin me kushte dukshëm më të mira!