Ka filluar rehabilitimi i rrugës lokale nga Ura e Sushicës deri te deponia Rusino në Gostivar.

Ka filluar rehabilitimi i rrugës lokale nga Ura e Sushicës deri te deponia Rusino në Gostivar. Kjo është faza e tretë e këtij projekt i cili vjen përmes Qendrës Rajonale për Zhvillim të rajonit planor të Pollogut me mjete të siguruara nga MLS dhe BRR dhe si koofinancues komunat e rajonit planor të Pollogut, ndër to edhe komuna e Gostivarit. Faza e tretë varësisht nga nevojat e projektit SECO, do të përfshin asfaltimin e deri 2.3 km rrugë me një gjërësi nga 3.5m-5m.