Mesazh-urimi i kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me rastin e Kurban Bajramit

Të dashur besimtarë të fesë Islame,

Të nderuar qytetarë,

Sot, mbarë bota islame kremton festën e Kurban Bajramit. E cila ka hyrë në historinë e njerëzimit me dashin që Allahu i dërgoi Profetit Ibrahim për të mos flijuar të birin e tij.

Uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira, por edhe me vizita tek të afërmit dhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Me dëshirën që të gjitha grindjet, luftërat, masakrat, hidhërimet dhe urrejtjet të marrin fund me rastin e këtij Bajrami ju urojmë të gjithëve gëzuar festën e Kurban Bajramit.

Sinqerisht,

Arben Taravari – Kryetar i Komunës së Gostivarit