Të shtunën, me një marsh, do të promovohet shtegu malor “Ylberi”

21.07.2021

Komuna e Gostivarit dhe Vrapçishtit në bashkëpunim me Shoqatën malore “Sharri”, organizon marsh për të promovuar shtegun malor të quajtur “Ylberi”.

Ky shteg malor fillon mbi fshatin Zdunjë, kalon nëpër fshatin Jellovcë e Poshtme, vendin e quajtur Guri i Rrafshtë, Shtëpinë malore “Sharri” mbi Vranvjofcë dhe përfundon në Vrapçisht.

Pjesëmarrës në këtë marsh do të jenë kryetarët e komunave të Gostivarit dhe Vrapçishtit, Arben Taravari dhe Isne Shabani, komuna  në territorin e të cilave kalon shtegu “Ylberi”, ndërsa të ftuar janë edhe diplomatë të vendeve mike të RMV-së.

Ky marsh ka për qëllim nxitjen e qytetarëve për tu marrë me ecje në natyrë, sport dhe rekreacion, si dhe promovimin e turizmit rural. Nga Komuna e Gostivarit ftojnë qytetarët që masovikisht të marrin pjesë në këtë aktivitet rekreativo-sportiv.

Marshi do të mbahet më datë 24 korrik (e shtunë), ndërsa për agjendën dhe detajet tjera, qytetarët do të njoftohen në kohë të duhur nga Departamenti për mbrojtjen e mjedisit jetësor  pranë Komunës së Gostivarit!

Shërbimi për informim