Delgacion i lartë i UKTB, për vizitë në Komunën e Gostivarit

25.09.2021

Kisha kënaqësi që në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gostivarit,  të pres në takim një delegacion të lartë të Unionit të Komunave Turke në Botë (UKTB) të udhëhequr nga kryetari i unionit – Ugur Ibrahim Altaj, i cili është edhe kryetar i qytetit të Konjas, Fahri Solak – sekretar gjeneral i unionit, Mustafa Dundar – kryetar i Komunës Osmangazi (Bursa), Omer Arisoj – kryetar i Zejtinburnit, Mehmet Jasin Ozlu – kryetar i Komunes Bashiskele (Kocaeli) dhe funksionarë të tjerë.

Në takim biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm të Komunës së Gostivarit me Unionin e Komunave Turke në Botë, si dhe me komunat përkatëse. Ramë dakord që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Së bashku me delegacionin në fjalë, vizituan universitetin privat “Vizion” ku u mbajt seanca e rregullt e Bordit drejtues të UKTB ku Komuna e Gostivarit me mandat 5 vjeçar është përfaqësuese e komunave të Ballkanit.

Me mysafirët, vizituam edhe disa pjesë të qytetit, në mesin e tyre edhe parkun e madh, aty ku janë vendosur gjashtë tavolina me ulëse të cilat janë të mbuluara, ndërsa vijnë si donacion nga ana e komunës mike e Osmangazit – Bursa, Republika e Turqisë.

Shërbimi për informim