Muaji shkurt është muaji i personave me sëmundje të rralla.

Muaji shkurt është muaji i personave me sëmundje të rralla. Me këtë rast, kërkova dje nga të gjitha grupet e këshilltarëve në një takim joformal, që të mbështesin iniciativën time për ndarjen e bursave për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit që janë të prekur nga këto sëmundje.
Të gjitha grupet e këshilltarëve u pajtuan që kjo të realizohet. Kjo nisëm që për herë të parë ndodh në komunën tonë, uroj të mbetet traditë në të ardhmen.
Në shenjë mbështejeje për këta persona, sot së bashku me përfaqësues të Këshillit komunal dhe administratës lokale, duart tona i ngjyrosëm me ngjyra të ndryshme, kjo për të ngritur vetëdijen se këta persona nuk janë vetëm dhe se kanë mbështetjen e shoqërisë.
Aktivitetet lokale do të vazhdojnë përgjatë gjithë muajit, ndërsa i radhës do të jetë ndriçimi i objektit të Komunës së Gostivarit me ngjyra që çdo qytetar vazhdimisht t’i ketë në vëmendje këta persona.