Me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve

Me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, sot në një ngjarje të organizuar në Komunën e Gostivarit, kisha nderin dhe kënaqesinë të prisja ekselencën e tij, ambasadorin e Indisë për Bullgari dhe RMV me seli në Sofje, z. Sanjay Rana. Bashkë me ambasadorin patëm një bisedë të frytshme dhe konstruktive, me shpresë afirmimin e miqësisë dhe bashkëpunimit në të ardhmen.

Shumë urime komunitetit rom, me dëshirat më të sinqerta për prosperitet dhe barazi kudo që ata jetojnë!