Arrijet e rinisë sonë na bëjnë krenarë si qytet.

Në këtë drejtim, kisha kënaqësinë sot të pres në kabinetin tim dy sportistë të rinj, karateistët Isa Elmazi dhe Doan Osmani. I pari kampion Ballkanin në kategorinë ekipore junior në turneun në Beograd, dhe i dyti kampion Ballkanik në kategorinë ekipore senior, po ashtu në turneun në Beograd.

Të shoqëruar nga trajneri i tyre Arlind Huseini, njëherit edhe i klubit “Fati” nga Tetova, u urova suksese të mëtejme dhe i dekorova me mirënjohje.

Si pushtet lokal, për dy karateistët ndamë edhe ndihmë financiare të njëhershme prej 100 euro.