Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Komunës Sveta Nedelja në Kroaci

Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Komunës Sveta Nedelja në Kroaci.
Me ftesë të mikut tim dhe të Gostivarit, Dario Zurovec, përcolla urimin tim deri te banorët e kësaj komune me të cilën jemi të binjakëzuar, se jemi të nderuar me miqësinë me ta dhe me popullin kroat në përgjithësi.

Në festën zyrtare të komunës Sveta Nedelja, kisha rastin të takoja edhe personalitete të larta politike dhe të biznesit në Kroaci, ndër të cilët edhe Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović.