Kënaqësi të prisja në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorët e tij.

Kënaqësi të prisja në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit, theksuam thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha, sidmos në ato që janë deficitare në komunat tona dhe aplikimin e përbashkët në fondet e Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar.

Në këtë takim shumë miqësor shpreha bindjen time se komunat e Maqedonisë së Veriut me ato të Kosovës, Shqipërisë dhe më gjerë duhet të takohen më shpesh dhe të kemi nisma të përbashkëta, përmes të cilave do të ndikohet në tërheqjen e investitorëve qoftë vendor apo rajonal dhe për përgatitjen e planeve zhvillimore të përbashkëta në të ardhmen.