Komuna e Gostivarit organizoi Festival vallëzimi me karakter garues ndërmjet shkollave fillore komunale

Me rastin e Ditës botërore të vallëzimit (27 Prill) e cila u shty për sot shkaku i grevës në arsim, për herë të parë Komuna e Gostivarit organizoi Festival vallëzimi me karakter garues ndërmjet shkollave fillore komunale.
Nxënësit e të gjitha shkollave shfaqën talentin e tyre dhe performansa të shkelqyera nën tingujt e muzikës popullore shqipe, turke, maqedonase dhe të huaj.
Juria profesionale pas një pune të vështirë dhe një konkurrence të fortë ndërmjet shkollave, fitues të festivalit shpalli:
ShFK”Faik Konica” nga Debreshi
vendi i dytë i takoi
ShFK “Përparimi” nga Çegrani
si dhe vendi i tretë
ShFK “Ismail Qemali”
Çmimi për koreografi më të mirë iu nda ShFK”Mustafa Kemal Ataturk”.
Krahas kësaj, u ndanë edhe Mirënjohje për kontributin e dhënë.
Komuna e Gostivarit synon që ky festival të mbetet tradicional.