Komuna e Gostivarit pjesë e Forumit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bujqësisë Urbane dhe të Biodiversitetit – Konja, Turqi

Një delegacion i Komunës së Gostivarit mori pjesë në Forumin global të bujqësisë “Konya 2022”, si pjesë e organizatës “Agrocities” ku Komuna e Gostivarit është anëtare, e që u mbajt në Republikën e Turqisë mes datave 25-27 maj të këtij viti.

Në këtë forum, komunën tonë e përfaqsuan zv.kryetari, prof.dr. Namik Durmishi dhe këshilltari për bashkëpunim me R. e Turqisë Gzim Haxhi Ejup.

Me këtë rast, delegacioni ynë, ka zhvilluar disa takime me komuna të ndryshme në mes tyre edhe me Ibrahim Ugur Altay, kryetar i Komunes së Konyes, zyrtarë dhe biznesmenë nga Turqia dhe më gjerë, me të cilët kanë biseduar për ide dhe projekte të përbashkëta në fushën e agro-kulturës dhe energjetikës që mund të realizohen me komunën tonë.

Gjithashtu delegacioni ynë nënshkroi Dekraratën për zhvillim të qëndrueshëm për bujqësi urbane dhe diversitet.
Ata takuan edhe ambasadoren e UNDP-së, znj. Louisa Vinton të cilën e kanë falënderuar për të gjithë projektet e realizuara në komunën tonë.

Gjithashtu, delegacioni ynë ka pasur takim edhe me përfaqësues të komunës Varesh-Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku të njëjtit kanë shprehur interesim për bashkëpunim me komunën tonë.