Kontrolle shëndetësore falas në parkun e madh të Gostivarit
Gjatë ditës së djeshme në parkun e madh të Gostivarit, Komuna e Gostivarit dhe Sistina Oftamologji, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Gostivari”, organizuan kontrolle falas për qytetarët.
Qytetarët kishin mundësinë të kenë kontrolle në matjen e tensionit dhe sheqerit në gjak si dhe matjen e tensionit të syrit.
Kontrollin shëndetësor e bëri edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili theksoi bëri thirrje që në këto ditë me temperatura të larta, qytetarët të kenë kujdes me daljet dhe aktivitet e tyre të përditshme.
“Shfrytëzova nga rasti që edhe unë të bëhem pjesë e këtij kontrolli dhe të përcjell mesazhin që shëndeti është mbi të gjitha. Andaj, në këto ditë me temperatura të larta, duam që me këtë aktivitet të ndërgjegjësojmë qytetarët që të jenë më të kujdesshëm me daljet dhe aktivitetet e tyre të përditshme, sidomos grupet e rrezikuara që vuajnë nga sëmundje kronike”, u shpreh kreu i komunës, Arben Taravari.