Ngjyrosen ulëset në parkun e madh të Gostivarit

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq – Gostivar, organizuan një aksion për freskimin dhe lyerjen me ngjyra të ndryshme te ulëseve dhe shportave në parkun e madh të qytetit.

Shpenzimet e këtij aksioni u mbuluan nga Komuna e Gostivarit, ndërsa puna u realizua nga vullnetarët e Kryqit të Kuq – Gostivar.

Qyteti i Gostivarit mund të bëhet me i bukur duke bashkëpunuar dhe duke ontribuar të gjithë nga pak.

Kujtojmë se sot (e hënë), me ftesë privat Sistina Oftamologji në bashkëpunim me Shkollën e Mesme të Mjekësisë – Gostivar, prej orës 18:00 në po të njëjtin park do të bëhet matja falas e sheqerit, tensionit të gjakut dhe tensionit të syrit.