Nuk ka kënaqësi më të madhe për një Kryetar komune kur dëgjon për sukseset kombëtare dhe ndërkombëtare të të rinjve të qytetit.

Të tillë janë:
Lina Demiri e cila ka marrë vendin e parë për këndim në një festival në Romë.
Tamara Grujeska, një vajzë shumë e sukseshsme në lëmin e muzikës, vendi i parë në një festival në Rusi.
Viktor Maksimovski – Vendi i parë në garat shtetërore në matematikë, vendin e dytë në informatikë dhe të tretin në biologji.
Hana Qazimi – Vendi i parë në garat shtetërore në Kimi.
Mineta Selimi-gara ndërkombëtare në gjuhë Gjermane.
Me këta të rinj ekselent, sot biseduam për karrierën e tyre të ndritur që tani dhe urova të vazhdojnë kështu e të jenë ambasadorë të qytetit tonë kudo që prezantohen.
Pas urimit për punën e mrekullueshme dhe suksese tjera në të ardhmen, për të njejtit ndamë mirënjohje dhe ndihmë financiare të njëhershme prej 50 euro.