Shfaqja “Shoqëria magjike” që erdhi për personat me nevoja ndryshe, dhuroi spektakël në Gostivar

E përgatitur në tri gjuhë: shqip, maqedonisht dhe turqisht, ka qëllim inkluzivitetin e fëmijëve, sidomos atyre me nevoja ndryshe.
Falenderoj dy shoqatat “Qendra për resurse për prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe” – dega në Gostivar dhe “Shtëpia e lumtur” nga Shkupi për këtë organizim. Faleminderit edhe “I Dance Studio” dhe këngëtarit gostivaras, Ardit Stafaj për spektaklin e dhuruar.

Komuna e Gostivarit ishte mbështetëse e këtij aktiviteti që ka për qëllim barazinë dhe dashurinë e sinqertë ndaj çdo kategorie të qytetarëve tanë.