Tamponimi i pikave kritike për të zgjidhur përkohësisht problemin me dëmtimet e rrugës në Banjicë të Poshtme dhe Banjicë të Epërme

,

Ekipet tona filluan me tamponimin e pikave kritike për të zgjidhur përkohesisht problemin me dëmtimet e rrugës në Banjicë të Poshtme dhe Banjicë të Epërme për shkak të punimeve.
Kujtojmë se në dy Banjicat është në vijim e sipër instalimi i kanalizimit, ku kemi realizuar afro 3500 metra dhe kanë mbetur edhe 668 metra për t’u instaluar.

Mori kohë zgjidhja e problemeve të trashëguara në tri pika kritike, ku ne gjetëm zgjidhje të përhershme.
Gjithashtu në vijim e sipër është edhe instalimi i ujësjellësit të ri, ku gypat e azbestit zëvendësohen me gypa të rinj me qëllim prurje më të mëdha të ujit dhe ujë të shëndetshëm për konsum. Pas përfundimit të të gjitha punimeve, shpresojmë që në vjeshtë të fillojmë me asfaltimin e rrugëve në dy Banjicat.

Kërkojmë durim dhe mirëkuptim nga ana e banorëve për këtë problem të krijuar, por edhe angazhohemi për zgjidhje të përhershme të problemeve mbi 30 vjeçare infrastrukturore në këto vendbanime.