Komuna e Gostivarit angazhoi 25 punonjës për organizimin e punëve publike
Komuna e Gostivarit për herë të dytë fitoi projektin me të cilin angazhohen 25 punonjës përmes shpalljes publike për organizimin e punëve publike duke punësuar të papunë me kualifikim të ulët.
Realizimi i këtij programi për punësim vjen përmes Klubit të Punës të Agjencisë për Punësim të RMV-së – Qendra e punësimit në territorin e së cilës ndodhet selia e NJVL-së.
Punonjësit do të angazhohen maksimum 22 ditë dhe do të marrin mëditje ditore prej 600 denarë, duke përfshirë këtu edhe tatimin personal.
Në ditën e parë të punës të punëtorëve të angazhuar, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taracari vizitoi dhe vëzhgoi punën e punonjësve në kazermën në Banjicë të Poshme.