Fillimi i vitit të ri shkollor në Gostivar, kryetari Arben Taravari vizitoi disa nga shkollat fillore

,

Me fillimin e vitit të ri shkollor, nxënësit e klasave të para në Gostivar sot u njoftuan me shokët dhe shoqet e rinj.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari vizitoi disa nga shkollat fillore të Gostivarit për të uruar vitin e ri shkollor.

“Si komunë e Gostivarit u munduam që sivjet të motivojmë çdo familje dhe çdo fëmiju që nis në klasë të parë këtë vit shkollor, e ndihmojmë me një shumë modeste nga ana jonë prej 1.500 denarë. Andaj, publikish u kisha bërë thirrje të gjithë prindërve që të aplikojnë me dokumentet e nevojshme në Komunën e Gostivarit që ne pastaj t’i lëshojmë këto para sa më shpejt”, deklaroi kryetari Arben Taravari pas vizitës në shkollën fillore “Ismail Qemali”.

Kryetari Arben Taravari po ashtu përmendi investimet që janë bërë në shkollat fillore dhe të mesme nga ana e Komunës së Gostivarit.

“Edhe pse kemi bërë shumë investime në të gjitha shkollat, përsëri ka hapësirë për të bërë edhe më shumë dhe shpresoj se këtë vit investimet që i kishim të planifikuara, mendoj se kemi përfunduar. Mbetet fasada në shkollën e mesme të mjekësisë dhe gjimnazi ku ndërrohen dritaret që të mbyllen punimet. Në shlollën fillore ‘Goce Dellçev’ përfunduam me fasadën e shkollës, në shkollën fillore ‘Ismail Qemali’ kishim inevstime së bashku me një shoqatë jo qeveritare amerikane ku kemi investuar në një kabinet të informatikës, jemi bashkëfinancues ne dhe shoqata jo qeveritare, në shkollën fillore ‘Bashkimi’ rregullohet klasë e veçantë për fëmijët me nevoja të veçanta ku do të trajtohen dhe do të punohet nga ana e defektologut dhe psikologut me këta fëmijë. Vitin e ardhsëm sërish kemi plane për investime. Besoj se në Komunën e Gostivarit veçmë kushtet janë dinjitoze për të gjithë fëmijët në shkollat fillore dhe të mesme”, deklaroi kryetari Arben Taravari pas vizitës në shkollën fillore “Goce Dellçev”.

Kryetari Arben Taravari theksoi edhe vështirësitë që vijnë nga ana e Ministrisë së Arsimit, përkatësisht mospasjen e librave për shumicën e nxënësve të cilët e nisin këtë vit shkollor.