Shkolla e Mesme Komunale e Mjekësisë e Gostivarit me fasadë të re

,

Sot në Shkollën e Mesme Komunale të Mjekësisë u promovua fasada e jashtme të sapopërfunduar.

Në promovim i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili u shpreh komuna edhe pse në kohë krizë, ka ndarë mjete në infrastukturën arsimore.

“Ky investim me mjete të Komunës së Gostivarit dhe të vetë shkollës në këtë kohë krize eneregjetike, ishte më se i nevojshëm. Fasada e re me efikasitet energjetik, përveç kursimit që do sjellë për shkollën, e bën këtë objekt me pamje estetike bashkëkohore. Ne kujdesemi për infrasturkturën arsimore, pasi aty merr dije ardhmëria e qytetit”, u shpreh kryetari Arben Taravari.

Arsimi në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit mbetet një nga prioritetet kryesore të Komunës së Gostivarit.