Valbon Limani merr pjesë në konferencën tradicionale “Fuqizimi i Këshillave Komunale”

Kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani gjatë tre ditëve të kaluara mori pjesë në konferencën tradicionale vjetore që organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Këshillave Komunalë – faza 2”.

Në këtë konferencë u diskutua edhe për përmirësimin e funksionimit të këshillave në njësitë e qeverisjes lokale, veçanërisht duke pasur parasysh sfidat me të cilat po përballen komunat si pasojë e krizës aktuale.

Po ashtu u prezantuan gjetjet e Raportit të analizës për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Vlerësimi i ndikimeve të krizës në Ukrainë mbi komunat e Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu në konferencë u diskutua për rezultatet e hulumtimit për kënaqësinë e qytetarëve nga vetëqeverisja lokale për vitin 2022.