Mbahet Forumi për sipërmarësinë e grave në Komunën e Gostivarit

Komuna e Gostivarit mbajti forumin për sipërmarrësinë e grave

Në forum, ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, u fol për historitë e suksesit të grave në biznes në rajonin Komunës së Gostivarit, me qëllim inkurajimin e sipërmarrëseve, veçanërisht të reja, edukimin e tyre dhe hyrjen në botën e biznesit.

“Duke qenë se tendenca e emigrimit të të rinjve është gjithnjë e më evidente dhe më alarmante, dëshirojmë të inkurajojmë sa më shumë gra dhe mbi të gjitha vajzat e reja të krijojnë biznesin e tyre, duke treguar kështu se edhe sipërmarrësia femërore kontribuon për zhvillimin e ekonomisë”, theksoi kryetari Taravari.