Mungesa e librave ndër temat kryesore në takimin mes Sektorit të Arsimit të dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës

,

Përfaqësuesit e Sektorit të Arsimit pranë Komunës së Gostivarit, përfaqësues të shkollave të mesme profesionale të Gostivarit dhe përfaqësues të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme të Gostivarit, sot realizon një takim pune me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Në takim u dsiiskutua për problemet e arsimit të mesëm dhe fillor, interesat e nxënësve si dhe u shkëmbyen ide dhe kritika në dobi të mbarëvajtjes së procesit arsimor.

Sektori i Arsimin pranë Komunës së Gostivarit ndër të tjera theksoi edhe një herë mungesën e librave në shkollat fillore dhe të mesme.

Kujtojmë se Sektori për Arsim para fillimit të vitit shkollor vërtetoi mungesën e 25.156 libra në gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit.