Asfalltohet rruga që lidh dy Banjicat

Komuna e Gostivarit përfundoi projektin e asfaltimit të rrugës që u vë në funksion gjatë ditës së sotme.

Projekti përfshin gjatësi prej 220 metrave dhe është nyja lidhëse e të dy fshatrave, Banjicë e Poshtme dhe Banjicë e Epërme.

Vitin e ardhshëm janë paraparë edhe shumë projekte për këto dy fshatra, si në infrastrukturën rrugore, ashtu edhe në investime të tjera siç është asfaltimi i plotë i rrugës që lidh këto fshatra, proejkt që Komuna e Gostivarit ka aplikuar përmes Bankës Botërore.