Njoftim

Të nderuar qytetarë,

Në vazhdën e synimeve të mia dhe bashkëpunëtorëve të mi, që të rrisim nivelin e transparencës në punën e Komunës së Gostivarit, dhe me qëllim që ju të bëheni faktorë aktivë dhe të përfshiheni në debatet të cilat drejtpërdrejti prekin interesat tuaja individuale, grupore dhe kolektive, nga Departamenti për buxhet dhe kontroll – Imer Memedi në cilësinë e përpiluesit, ta prezantojë para jush propozim-buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2023.

Prezantimi do të mbahet të enjten 22.12.2022 me fillim në ora 16:00 në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit.

Ju ftoj që të merrni pjesë në këtë prezantim dhe të shpalosni vërejtjet dhe sugjerimet e tyre rreth buxhetit.

Propozimet tuaja të arsyeshme do të merren në konsideratë, do të shqyrtohen dhe sipas mundësisë do të përfshihen në propozim-buxhetin e Komunës për vitin 2023.

Me respekt,
Arben Taravari
Kryetari i Komunës së Gostivarit