THIRRJE PUBLIKE PËR KUVENDIN RINOR LOKAL

Në bazë të nenit 36 dhe 48 të Ligjit për vetëqeverisje lokale(“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 5/02 ), dhe nenit 16,17,18 të Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr.10/2020, 16.01.2020), dhe sipas nenit 42b të Statutit të Komunës së Gostivarit, Kryetari i këshillit sjell:

THIRRJE PUBLIKE PËR KUVENDIN RINOR LOKAL

Këshilli Nismëtar për krijimin e Këshillit Rinor Lokal në komunën e Gostivarit shpall thirrje publike për
anëtarësim në Kuvendin Lokal të të Rinjve.
Thirrja eshte e hapur per te gjitha organizatat rinore, organizatat për të rinjtë, forumet rinore të
partive politike, organizatat e nxënësve dhe të studentëve dhe forma te tjera të organizimit të të
rinjve që do t’i plotësojne kriteret e mëposhtme:
• Të kenë aktivitete në territorin e komunës së Gostivarit;
• Të jenë themeluar dhe aktiv të paktën një vit para hapjes se kesaj thirrjeje;
• Delegati/ja dhe zevendës-delegati/ja duhet te jenë banorë të komunës së dhe të moshës
prej 15 deri 29 vjeç.

Aplikimi: Të gjitha organizatat e interesuara që i plotesojnë kriteret duhet t’i dërgojnë dokumentet
e mëposhtme në e-mailin: info@gostivari.gov.mk
dhe t’i dorëzojnë ato në arkivin e komunës se Gostivarit, bul. Braqa Gjinoski nr.61, me
shënimin “Aplikim për anëtarësim në Kuvendin e Keshillit Rinor.

Dokumentet e detyrueshme:
1. Portofoli për punën e organizatës.
2. Letër motivuese për pjesëmarrje në Kuvendin Lokal të të Rinjve, por jo me shume se 1 faqe.
3. Raport vjetor për punën nga viti paraprak, i cili konfirmon se organizata ka qenë aktive gjatë
vitit të kaluar me aktivitete të realizuara për, ose nga të rinjte ne komunën e Gostivarit.
4. Propozimi i delegatit/es dhe zëvendes-delegatit/es me detajet e kontaktit për përfaqesuesit.
Afati i fundit për aplikim është nga 05.12.2022 deri më 20.12.2022.

Aplikimet do të shqyrtohen nga ana e Këshillit Nismëtar për krijimin e Kuvendit Lokal të të Rinjve
me qëllim që të zgjidhet Këshilli Rinor Lokal në komunën e Gostivarit.

Për më shumë informacion në lidhje me thirrjen mund të kontaktoni nëpërmjet kontakteve të
mëposhtme: 042/214 600, info@gostivari.gov.mk