Komuna e Gostivarit përpiloi plan për luftimin e korrupsionit

Pas rekomandimeve të qeverisë për miratimin e planit vjetor për vlerësimin e rreziqeve nga korrupsioni te vetëqeverisjet lokale, Komuna e Gostivarit përpiloi Plan vjetor për vlerësim të rreziqeve nga korrupsioni në Komunën e Gostivarit për vitin 2023 dhe së shpejti do të organizojë debat publik për të njëjtin.

Duke pasur parasysh Ligjin për parandalim të korruspionit dhe konflikt të interesit dhe strategjinë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konflikt interesi 2021 – 2025 të komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, konstatohet fakti se korrupsioni i rrezikon të drejtat që u takojnë qytetarëve, i degradon ligjet dhe e pengon drejtësinë.

Komuna e Gostivarit gjatë vitit 2023 do të fokusohet kah vlerësimi i rreziqeve nga korrupsioni që do të shfrytëzohet si mjet preventiv për identifikimin e faktorëve me rrezik dhe rreziqeve në lidhje me korrupsionin, propozimi i masave adekuate për mënjanimin e tyre dhe sanksionimin e kryerësve me qëllim të përballjes efikase me korrupsionin në kornizat e institucionit, si përforcimin e integritetit të punësuarve dhe përmirësimi i menaxhimit në Komunën e Gostivarit.

Për këtë shkak është e patjetërsueshme të luftohet kjo dukuri tejet negative për shoqërinë.