Sektori për Arsim pranë Komunës së Gostivarit takohet me përfaqësuesit e MPB-së: Diskutojnë për sigurinë në shkolla
Gjatë ditës së sotme në hapësirat e Këshillit të Komunës së Gostivarit ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme ku zhvilluan takim me drejtoren e Sektorit të Arsimit pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe dhe me drejtorët e shkollave.
Në takim u diskutua siguria në shkollat fillore dhe të mesme si dhe aktivitetet që duhet t’i ndërmarrin institucionet për të pasur shkolla më të sigurta.
Komuna e Gostivarit angazhohet për sigurinë maksimale në shkollat fillore dhe të mesme dhe vazhdimisht ka mbledhje me institucionet ku diskutohet çështja e sigurisë në shkolla.