Komuna e Gostivarit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Sindromit Down

Me disa aktivitete, Komuna e Gostivarit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Sindromit Down.

Aktivitetet u nisën nga parku i qytetit ku kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkërisht me shoqatat dhe qendrat të cilat punojnë me persona me aftësi ndryshe dhe bashkëpunëtorë, ngjyrosën duart me ngjyrë dhe lanë shenja tek monumenti “Gostivar”.

Aktivitetet vazhduan me shtrimin e një dreke solemne për këtë persona dhe familjet e tyre, ndërsa administrata komunale shërbeu ushqimin për këto persona.

Në aktivitet ishin ftuar shoqata për persona me nevoja ndryshe “Bashkarisht Mundemi”, Qendra Ditorer për fëmijë me nevoja speciale dhe dy paralelet speciale të shkollave fillore “Ismail Qemali” dhe “Mustafa Kemal Ataturk”.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Sindromit Down tradicionalisht ka pesë vite që shënohet në Gostivar.