“Një kafe me mjekun tim”, kryetari Arben Taravari merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga dhe Komuna e Gostivarit dhe “EZRA”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhitin morën pjesën në punëtorinë “Një kafe me mjekun tim”.

Kjo punëtori organizohet nga Shoqata për iniciativa për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe përfaqësimin e pacientëve “EZRA” në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit në kuadër të fushatës “Nga un për ty” me temë “Të ndërgjegjësohemi mbi kancerin e gjirit”.

Ndryshe, aktivitete të ngjajshme Departamenti i Mbrojtes Sociale pranë Komunës së Gostivarit organizon për të pestin vitë me radhë në qytetin e Gostivarit.