Rikthehet MUZA Competition

Pas suksesit, jehonës dhe energjisë së papërshkrueshme të edicionit të parë, Muza Competition rikthehet në sezonin e tij të dytë.

“MUZA COMPETITION” është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Europian i të Rinjve 2022, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë, në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.

Projekti i dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjec nga qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar atyre një spektër më të gjerë mundësish profesionale duke siguruar një urë lidhëse me rrjetin e bashkëpunëtorëve në industrinë e modës që projekti ka ndërtuar me përkushtim dhe këmbëngulje.
Je një e re apo i ri i apasionuar pas modës💃🏻 dhe stilimit ✂️?

Apliko: https://muzacompetition.com/muza-competition-edicioni-i…/ [Linku në Bio👆]
#muzacompetition🧚‍♂️ #muza #competition #MUZËN #fashion #fashionblogger #fashionstyle #fashionweek #fashiondisagner #etnografia #modern #moda #youth