Komuna e Gostivarit nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me Komunën Etroploi nga Republika e Bullgarisë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari si dhe kryetari i Komunës së Etropoloit, Dimitar Dimitrov lidhën Marrëveshje bashkëpunimi mes dy komunave.

Me këtë, palët janë pajtuar për të vendosur marrëdhënie me të cilat do të kontribuojë në shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme të jetës së dy qyteteve.

“Të dyja palët bien dakord të bëjnë përpjekje të përbashkëta bazuar në solidaritetin dhe interesin e ndërsjellë, për të zhvilluar marrëdhënie miqësore, ekonomike dhe tregtare. Kontaktet mes dy qyteteve dhe për të realizuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin aktiv të përvojave në fushën e biznesit, ekonomisë, tregtisë, turizmit, artit dhe kulturës, sportit dhe fushave të tjera që kërkojnë mbështetje të përbashkët dhe janë nën juridiksionin e autoriteteve të të dy vendeve”, thuhet mes tjerash në marrëveshje.

Palët po ashtu ranë dakord që përmes kësaj marrëveshje të nxisin lloje të ndryshme të bashkëpunimeve mes dy qyteteve të cilat do të realizohen me iniciativë të kompanive dhe ndërmarrjeve, institucioneve, organizatave, ekipeve sportive, etj.