Komuna e Gostivarit dhe Lidhja e Sportit Shkollor organizuan gara ndërkomunale në futboll

,

Komuna e Gostivarit dhe Lidhja e Sportit Shkollor organizuan gara ndërkomunale në futboll

Rreth 100 nxënës të shkollave fillore nga Komuna e Gostivarit dhe asaj të Vrapçishtit kanë marrë pjesë në gara në futboll të cilat u zhvilluan në palestrën sportive të shkollës fillore “Faik Konica” të fshatit Debresh.

Garat janë organizuar në bashkëpunim të Komunës së Gostivarit dhe Federatës së Sportit Shkollor të Maqedonisë, ku merrnin pjesë nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata nga 9 shkolla fillore, 6 nga Gostivari dhe tre nga Vrapçishti.

Në hapjen e këtij aktiviteti sportiv merrte pjesë edhe udhëheqësja e Sektorit për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe, e cila uroi që të fitojë ekipi më i mirë.

Shkolla fillore “Ismail Qemali” zuri vendin e parë ngs gjithsej 9 ekipe.