Kryetari Arben Taravari pret në takim kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmetin

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot në zyrën e tij e priti në takim kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin.

Në takim u bisedua rreth projekteve të realizuara në dy komunat me theks të veçantë në shkolla dhe infrastrukturë komunale si dhe u shkëmbyen përvojat.

Dy kryetarët e komunave po ashtu biseduan rreth arsimit, kulturës dhe ekonomisë lokale dhe shprehën gatishmëri të bashkëpunojnë në këto sektorë, duke pasur parasysh se dy komunat kanë popullsi të njëjtë.

Komuna e Gostivarit, tashmë tradicionalisht vazhdon dhe do të vazhdojë me bashkëpunimin me komunat tjera në interes të qytetarëve.