Kryetari Arben Taravari priti në takim ambasadoren e Zvicrës, Veronique Hulmann

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti nv takim ambasadorin e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, shkëlqesinë e saj, Veronique Hullmann.

Në takim bashkërisht u vlerësua bashkëpunimi i deritashëm, ndërsa kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari falënderoi ambasadoren për ndihmën financiare që shteti i Zvicrës ka dhënë për qytetin e Gostivarit.

Komuna e Gostivarit ka realizuar dhjetëra projekte në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në takim, palët u dakorduan për projekte të reja me dobi për qytetarët e vendit.