Mbahet seanca e parë Këshillit Lokal për Preventivë në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryesuesi i Këshillit Komunal, Valbon Limani më 16/06/2023 mbajtën seancën e parë të Këshillit Lokal për Preventivë.

Në seancë bashkë me institucionet komunale dhe qendrore u diskutua për trafikun gjatë qendrimit të bashkëatdhetarëve në vendlindje si dhe për mbrojtjen nga zjarret gjatë periduhës së verës.

Kryetari Arben Taravari bëri thirrje që gjatë qëndrimit të bashkëardhetarëve në vendlindje, institucionet të jenë në shërbim të tyre dhe qytetarët të shfrytëzojnë sa më pak makinat gjatë kësaj periudhe, ndërsa oborret e shkollave dhe institucioneve lokale të shndërrohen në parkingje publike falas.

Ndyrshe, këtë vit, Këshilli Lokal për Preventivë vjen përmes projektit “Me Këshillat lokale për preventivë drejt bashkëpunimit më të mirë”, i cili si pilot projekt realizohet nga Eurothink-Qendra për Strategji Evropiane, mështetur nga Ambasada e ShBA-ve në Shkup.