Nesër mbahet seanca e parë Këshillit Lokal për Preventivë

Nesër (16.06.2023), në hapësirat e Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit do të mbahet seanca e parë e Këshillit Lokal për Preventivë, ku do të merr pjesë kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, kryetari i Këshillit së Komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe përfaqësues tjerë të institucioneve qendrore dhe lokale.

Në takim do të diskutohet aspekti komunal dhe trafiku gjatë qëndrimit të mërgimtarëve tanë në vendlinjde, mbrojtja nga zjarri gjatë periudhës së verës dhe bashkëpunimi me institucionit dhe çështje të tjera.