Vijojnë investimet në shkollat e Gostivarit

,

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, shkollën teknike realizon projektin kapital të siguruar nga Banka Botërore që kap shifrën prej mbi 23 milionë denarë.

Projekti përfshin rikonstruimin e tërësishëm të objektit të vjetër të shkollës duke filluar nga kulmi, elektroinstalimi, uji dhe ngrohja qendrore, lyerja e brendshme dhe jashtme si dhe dyshemeja.

Po ashtu ky projekt parasheh edhe ndrimi e çatisë së në objektin e ri të shkollës si dhe fasadimin e tërësishëm të fasadës.

Shkollat profesionale të Gostivari janë histori suksesi, pas përkushtimit tonë për investime dhe hapje të drejtimeve të reja në fushat profesionale, në shkollën teknike është rritur kërkesa për 90% në krahasim me 5 vitet e kaluara.

Investimet në arsimin e sidomos në shkollat profesionale, mbetet ndër priotetet kryesore për komunën.