APEL PËR BUJQIT E KOMUNËS SË GOSTIVARIT

Të nderuar qytetarë, temperaturat skajshmërisht të larta ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve në mjedise të hapura,
sidomos nga djegija e hamulloreve që ndikojnë edhe te djegia e pyjeve.

Zjarret gjithashtu ndikojnë në ndotjen e ajrit, shkatrrojnë biodiversitetin dhe kanë efekte tejet negative.

Ju lutemi të jeni të kujdesshëm dhe vigjilent në shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit!

Zjarrëvëniet e qëllimshme apo zjarret e shkaktuara nga pakujdesia, paraqesin vepër penale dhe sanksionohen me ligj.